Forbes publikon listën me gratë më të fuqishme në botë, Merkel prin për të tetën herë!
Listën e 100 femrave më të fuqishme në botë që e bënë revista “Forbes” edhe këtë vit për të tetën herë me radhë e kryeson kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në këtë listë, e cila është në vitin e saj të 15-të, përfshihen gratë që konsiderohen si udhëheqëset më me ndikim momentalisht në të gjithë botën.
Sipas këtij publikimi, Merkel është për të tetën herë e parë në rangun e femrave më me ndikim në botë, ani pse kjo pozitë nuk dihet nëse do t’i sigurohet më pasi që nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2021.
Vendin e dytë e ka zënë kryeministrja britanike, Theresa May, e cila dy vitet e fundit është duke bërë përpjekjet e saj për të shpëtuar negociatat me BE-në në lidhje me Brexit.
Pas saj vjen Christine Lagarde, drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Gjithashtu në top dhjetëshen është përfshirë edhe Melinda Gates, bashkëkryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, Susan Wojcicki, CEO e YouTube dhe Ginni Rometty, CEO e IBM.
Më poshtë keni listën e 10 grave më të fuqishme të Forbes në botë për 2018:
- Angela Merkel, kancelarë gjermane,
- Theresa May, kryeministrja e Britanisë,
- Christine Lagarde, drejtoreshë e FMN-së,
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Abigail Johnson, drejtoreshë dhe CEO e Investimeve të Besnikërisë
- Melinda Gates, themeluese e fondacionit “Bill Gates” dhe gruaja e Bill Gates
- Susan Wojcicki, CEO e YouTube-s
- Ana Botin, kryetare ekzekutive e Grupit Santander
- Marillyn Hewson, CEO e Lockheed Martin
- Ginni Rometty, CEO e IBM
/Indeksonline/