13:22 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ford F-150, kamioni i dytë më i shpejtë i kohërave

Në një testim të bërë nga Car and Driver, Ford F-150 Limited provoi se është kamioni më i shpejtë që mund të blini në ditët e sotme, duke dhënë një rezultat të çmendur.

Njësoj si modeli i ri i Raptor,modeli Limited ka të njëjtin motor twin-turbocharged V6, që prodhon 450 kuaj fuqi, si dhe opsionin e drejtimit me të gjitha gomat aktive, që vjen me një kosto ekstra prej 3,425$.

Për 5.1 sekonda makina arrin shpejtësinë 96 km/h, ndërsa arrin shpejtësinë 164 km/h për 13.7 sekonda, duke e bërë F-150 Limited kamionin më të shpejtë të testuar ndonjëherë.

Sigurisht që gjithë kjo performancë nuk vjen lirë. Ford F-150 Limited e 2019-ës me sistemin e drejtimit me dy goma aktive vjen me çmim fillestar 68,630$. Nëse dëshironi të keni sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive, do ta rrisë çmimin në 72,055$.

Me këtë çmim ju merrni motorin e ri twin-turbocharged V6, si dhe karakteristika të reja si: dizajn i brendshëm me dy tone të ndryshme të lëkurës, ndenjëse të ridizajnuara dhe të ventiluara, e të tjera.

Temat: