14:39 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / B O

Ford krijon “kapelën e sigurisë” , enkas për shoferët e përgjumur

Nëse jeni shofer kamioni dhe keni probleme me gjumë gjatë ngasjes, Ford ka një lajm të mirë.

Kompania ka krijuar “kapelen e sigurisë” . Ajo ngjan me një kapelë basketbolli, ndërsa është e veshur me teknologji që detekton përgjumjet e shoferit, e më pastaj i lajmëron me drita, tinguj dhe vibrime.

Ford zhvilloi një studim për të identifikuar dallimet e shoferëve të pushueshëm dhe atyre të lodhur, si dhe dallimin midis momenteve të përgjumura dhe atyre me funksion normal.

Këto të dhëna u futën në procesin e kontrollit në kapelë, e cila ka teknologjinë për të matur inputet aktuale.

Sipas një kërkimi nga Ford, në vitin 2016 thuhet se 60 % e shoferëve të kamionëve e konsideronin punën e tyre si të rrezikshme. Shumë prej tyre kanë treguar se për udhëtime të gjata iu ishin ofruar ilace ilegale për rritjen e vigjilencës.

Kapela mund të jetë një ide e mirë, mbetet të shihet në praktikë. /IndeksOnline/