17:49 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Ford nën hetim kriminal për llogaritje gabim të emetimeve

Ford është demaskuar nga një dosje e hapur nga Komisioni i Sigurisë dhe i Shkëmbimit të Shteteve të Bashkuara. Kompania aktualisht është nën investigim nga Departamenti i Drejtësisë mbi praktikat e brendshme të testimit.

Sipas markës, hetimi është ende në fazat e tij të para, por këmbëngul se ky nuk do të jetë një skandal i stilit “Dieselgate” i Volkswagen.

Prodhuesi I makinave thotë se çështja rrjedh nga llogaritje të gabuara të bëra gjatë proçesit të testimit, dhe nuk është një përpjekje e qëllimshme për të mashtruar rregullatorët.

Në Shkurt, Ford lançoi investigimet e veta mbi praktikat e testimit të emetimeve, për të nxitur punonjësit që kanë vërejtur mospërputhje në rezultate.

Informatorët besojnë se kompania mund të ketë llogaritur gabim “ngarkesën e rrugëve”, ose faktorët që ndikojnë një makinë gjatë vozitjes. Tek këto faktorë përfshihen rezistenca aerodinamike dhe rezistenca e gomave.

Një prove laboratorike që nuk llogaritet saktë për ato forca që një automjet ballafaqohet gjatë rrugës, çon në parashikime më të mira të ekonomisë së karburantit, dhe për këtë arsye duket sikur makina po lëshon më pak ndotje sesa lëshon në të vërtetë.

Ford nuk është e vetmja kompani që po përballet me investigime për arsye të emetimeve për momentin. Daimler, kompania mëmë e Mercedes-Benz, si dhe Fiat Chrysler gjithashtu po përballen me hetime kriminale. Të dyja këto kompani fajësohen të kenë përdorur softuer mashtrimi për ti bërë makinat të duken më të pastra.