Ford do të ofrojë për blerësit në Evropë motorin më pak të dobët V8 në krahasim me atë që prodhohet për Bullittin amerikan.
Prodhuesi amerikan në sallonin e automobilave në Gjenevë ka sjellë versionin evropian të kësaj veture të pajisur me motor 5.0 V8 me 464 kuaj fuqi derisa ai amerikan është 475 kuaj fuqi.
Motori është i pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy ngjyrave – Shadow Black dhe Highland Green.
Ford Mustang Bullitt pritet te dal në shitje kah fundi i këtij viti. /IndeksOnline.