17:59 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ford shet një Focus çdo 135 sekonda në Evropë

Me gjithë zgjerimin e crossovers dhe SUV-ve dhe përqendrimit të Fordit në vetëm këtë segment, gjigandi amerikan po regjistron rezultate të shkëlqyera në segmentin e hatcback.

Natyrisht bëhet fjalë për tregun në Evropë ku Ford ka shumë arsye për të qenë i lumtur për Focus.

Në fakt, Ford ka njoftuar se shitjet e Focus në 20 vendet kryesore evropiane kanë shkuar më së miri gjatë katër vjetëve të fundit, ku çdo 135 sekonda shet nga një model të tillë.

Ford prezantoi gjeneratën e katërt të Focus një vit e gjysmë më parë, dhe ndërkohë ka shitur 250,000 kopje të këtij modeli në “Kontinentin e Vjetër”. Në total, pasi Focus në Evropë zëvendësoi Escortin e famshëm në 1998, Ford ka shitur më shumë se 7,000,000 njësi.

Një nga arsyet kryesore për shitjet e shkëlqyera të Focus është aftësia për të zgjedhur midis formave të shumta trupore dhe opsioneve të shumta të motorit. Ford do të zgjerojë më tej ofertat e tij me një version hibrid vitin e ardhshëm, i ndjekur nga modelet sportive me etiketën RS.