18:07 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Ford tërheq rreth 1,4 milion makina

Nën presionin e rregullave të reja në SHBA, Ford ka tërhequr gati 1,4 milion makina në Amerikën e Veriut, për shkak se timonët e tyre mund të shlirohen nga bulonat drejtues dhe shoferët mund të humbasin kontrollin.

Tërheqja përfshinë shumicën e makinave si Ford Fusion apo Lincoln MKZ, me modelet e tyre nga viti 2014 deri 2018.

Ford thotë se bulonat e timonit mund të shlirohen me kalimin e kohës. Kompania ka përmendur dy aksidente dhe një lëndim të shkaktuar nga ky problem.

Tregtarët do të zëvendësojnë bulonat me bulona më të gjata, që kanë fije më agresive dhe një copë fashe najloni për të parandaluar shlirimin. /IndeksOnline/