09:12 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / B O

Fordi planifikon ndërtimin e fabrikës së baterive prej 3.5 miliardë dollarësh në Michigan

Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, të hënën ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë një fabrikë baterish litium fosfat hekuri prej 3.5 miliardë dollarësh në Michigan, raportoi Reuters.

Fordi pritet të zotërojë dhe operojë fabrikën me kompaninë kineze të baterive, Contemporary Amperex Technology, si partner teknologjik për të ndihmuar në zhvillimin e baterive.

Fabrika pritet të jetë e vendosur në zonën Marshall në Michigan dhe do të punësojë të paktën 2,500 persona.

Gjatë korrikut të kaluar, Fordi tha se planifikon të lokalizojë 40 GËh të kapacitetit të baterisë në Amerikën e Veriut, duke filluar nga viti 2026