17:19 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Forma e Kosovës dhe Maltës në pesë ndeshjet e fundit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte për herë të parë me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dyja skuadrat nuk janë përballur asnjëherë mes vete që prej historisë së themelimit të tyre.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores, 2-0 ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë, ndërsa Malta pas barazimit, 1-1 në Baku.

Sipas basteve, analistëve sportiv dhe statistikave, Kosova është favorite absolute sonte, shkruan IndeksOnline.

Por, si qëndrojnë të dyja Kombëtaret në pesë ndeshjet e tyre të fundit?

Normalisht, skuadra e Bernard Challandes qëndron më mirë. Nga pesë ndeshjet e fundit, kosovarët kanë regjistruar katër fitore.

Vetëm në ndeshjen në Baku, Kosova nuk ka arritur të regjistrojë fitore, duke barazuar pa gola me Azerbajxhanin.

Ndërsa, Malta në pesë ndeshjet e fundit ka marrë tri humbje, dhe ka barazuar dy herë./IndeksOnline/

Temat: