14:26 / E Diele, 16 Maj 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Drenica – Drita

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Drenicës dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita do të mundohet që të mos bëjë gabim sot, pasi i duhet tre pikë të plota për të ju afruar Prishtinës që tashmë po shkon drejt titullit kampion, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, Drenica tenton të përmirësoj renditjen në tabelë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Drenica: Ymeri (GK); Gjoni, Ramadani, Dervishaj, Dumani, Bejta, Lushtaku, Silva, Rogova, Jashari, Uka. Kryetrajneri: Sami Sermaxhaj

Drita: Maloku (GK); Arago, Gërbeshi, Limani, Xh. Shabani, Blakçori, Vucaj, B. Shabani, Fazliu, Alidema, Haxhimusa. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Fatmir Sekiraqa, Meriton Berisha, Besfort Kasumi

Stadiumi: “Bajram Aliu” Skënderaj.