13:04 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Prishtina në kërkim të fitores ndaj Ballkanit

Prishtina do ta zhvillojë sot një takim mjaft të rëndësishëm në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ”Fadil Vokrri”, kryeqytetasit janë nikoqir i Ballkanit me fillim nga ora, 13:30.

Pas fitores ndaj Feronikelit, Prishtina kaloi në vendin e parë, andaj sot synon fitore që ta vazhdojë primatin, transmeton IndeksOnline.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bashiru, Bekteshi, Boshnjaku, Arago, Korenica, Mustafa, Morina, Khalid.

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Berisha, Gashi, Shabani, Elezaj, Baftiu, Emini, Manevski, Topalli./IndeksOnline/