13:37 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Formacioni i frikshëm i Liverpoolit për sezonin e ri (Foto)

Skuadra e Liverpoolit befasoi duke zyrtarizuar futbollistin e Monacos, Fabinho.

Me këtë transferim, nën-kampioni i Europës, vetëm sa e ka përforcuar mesfushën, shkruan IndeksOnline.

Jurgen Klopp është duke dashur ta bëjë “The Reds” një nga klubet më të mëdha në Angli. Ai tani ka objektiv edhe dy futbollistë, Alisson dhe Fekir.

Madje për lojtarin e Lyonit, Nabil Fekir thuhet se është arritur marrëveshje dhe se lojtari shumë shpejt zbarkon në “Anfield”.

Kujtojmë që Liverpooli sezonin e kaluar siguroi shërbimet e mesfushorit të Leipzigut, Nabil Keita.

Më poshtë e keni formacionin e frikshëm të Liverpoolit nëse arrin t’i mbaj yjet dhe nëse i transferon objektivat e përmendura./IndeksOnline/

\