12:56 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ishujve Faroe – spikasin dy mungesa madhore

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e katërt sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të enjten, djelmoshat kosovar regjistruan fitore të rëndësishme ndaj Maltës me rezultat, 3-1.

Ndërsa, sonte janë mysafirë të Ishujve Faroe me fillim nga ora, 18:00, ku synojnë fitoren e radhës, transmeton IndeksOnline.

Por, si do ta rreshtojë trajneri, Bernard Challandes skuadrën për ndeshjen e sontme?

Challandes do të përballet me dy mungesa të mëdha – Benjamin Kololli mungon shkaku i një lëndimi, ndërsa Hekuran Kryeziu është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Në portë pritet të startojë Samir Ujkani, ndërsa, para vetes do ta ketë vijën e mbrojtjes të përbërë me Mërgim Vojvodën, Ardin Dallku, Amir Rrahmanin, dhe Fidan Alitin.

Ndërsa, qendrën e mesfushës do ta përbëjnë Herolind Shala dhe Idriz Voca. Ky i fundit e zëvendëson Kryeziun e pezulluar.

Në fazën ofanzive nuk do të ketë ndonjë ndryshim me Edon Zhegrovën, Valon Berishën dhe Arbër Zenelin që priten të luajnë nga minuta e parë.

Dhe në sulm pritet të jetë i vetmuar Vedat Muriqi, i cili shënoi një gol në fitoren e fundit ndaj Maltës./IndeksOnline/