21:14 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen kundër Ishujve Faroe

Kosova do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve – tani përballë Ishujve Faroe.

Ndeshja e parë e Kosovës në këtë kompeticion u zhvillua në Baku, ku djelmoshat e Bernard Challandes barazuan pa gola me Azerbajxhanin.

Të hënën, në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, Kosova është nikoqire e Ishujve Faroe, transmeton IndeksOnline.

Dhe për këtë ndeshje, Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacionin startues.

Trajneri zviceran pritet të startojë me Milot Rashicën, të cilin e la në bankën rezervë në Baku.

Gjithashtu, edhe i rikthyeri, Besar Halimi mund të luajë nga minuta e parë, si dhe mbrojtësi Benjamin Kololli./IndeksOnline/