11:28 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjet miqësore (Foto)

Kombëtarja e Kosovës do të luaj miqësore me dy shtete gjatë këtij muaji.

Trajneri i ri zviceran, Bernard Challandes do t’i ketë dy teste të lehta në letër, kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, shkruan IndeksOnline.

Në listën e publikuar dje, u panë disa emra të rinj, si: Idriz Voca, Gjelbrim Taipi dhe Edon Zhegrova.

Challandes njihet për dashurinë që ka ndaj Zvicrës, andaj shumica e futbollistëve që vijnë nga Superliga zvicerane priten të jenë startues në ndeshjet miqësore.

Më 24 mars Kosova ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos. Që të dy ndeshjet do të zhvillohen në Francë.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm për njërën nga këto dy duele./IndeksOnline/

Lista e plotë e Bernard Challandes…

Portierë:

Samir Ujkani (UC Cremonese)

Bledar Hajdini (KF Trepça’89)

Faton Maloku (KF Feronikeli)

Mbrojtës:

Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)

Leart Paqarada (SV Sandhausen)

Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)

Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)

Fidan Aliti (KS SKënderbeu)

Lirim Kastrati (AS Roma U21)

Benjamin Kololli (FC Laussane)

Alban Pnishi (Grasshoper)

Mesfushorë:

Hekuran Kryeziu (FC Luzern)

Idriz Voca (FC Luzern)

Herolind Shala (Lyngby Boldklub)

Gjelbrim Taipi (Grasshoper)

Edon Zhegrova (KRC Genk)

Arbër Zeneli (FC Herenven)

Bernard Berisha (FC Akhmat)

Bersant Celina (Ipswich Town FC)

Milot Rashica (SV Werder Bremen)

Sulmues:

Elbasan Rashani (Odds BK)

Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)

Vedat Muriqi (Caykur Rizespor)