Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Izraelit në ”Elbasan Arena”
Shqipëria do ta fillojë aventurën e re në Ligën e Kombeve me një sfidë mjaft të vështirë ndaj Izraelit.
Skuadra e Cristian Panuccit do të përballet me Izrealin në ”Elbasan Arena” të premten.
Dhe trajneri italian pritet të befasojë me përzgjedhjen e tij në fomacionin startues për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.
Vija e sulmit shqiptar pritet të jetë e përbërë me Jahmir Hykën, Gurin dhe Enis Gavazajn.
Në mesfushë si zakonisht priten të luajnë Taulant Xhaka, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj.
Ndërsa, në mbrojtje, i pazëvendësuari, Elseid Hysaj, së bashku me Berat Gjimshitin, Federik Veselin dhe Ansi Agollin.
Ndërsa, në portë do të startojë Thomas Strakosha, i cili është në formë të lartë edhe me Lazion./IndeksOnline/