15:57 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacioni më i mirë në Ligën e Kombeve

Kanë përfunduar ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve, kompeticionin më të ri nga UEFA.

Vëmendja më e madhe ishte te ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë, ku ”Furia e Kuqe” mposhti nën-kampionin e botës, Kroacinë me rezultat, 6-0.

Kështu, WhoScored ka zgjedhur gjashtë lojtarë të skuadrës së Luis Enriques në formacionin më të mirë të ndeshjeve që u zhvilluan nga 9 shtatori deri më 11 shtator.

Lojtarët në fjalë janë Sergio Ramos, Gaya, Saul Niguez, Dani Ceballos, Marco Asensio dhe Isco të cilët shkëlqyen, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, në këtë formacion është përfshirë edhe portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, i cili bëri paraqitje impresive në barazimin, 1-1 me Holandën.

Kombëtarja belge paraqitet në këtë formacion me Vincent Kompanyn dhe Romelu Lukakun, pas paraqitjes së tyre të mirë në ndeshjen e fundit.

Dhe dy lojtarë nga ky rreth i ndeshjeve janë edhe nga kampioni i Evropës, Portugalia – Joao Cancelo dhe Ruben Neves.

Përndryshe, edhe Kosova mposhti Ishujt Faroe me rezultat, 2-0 më 10 shtator, megjithatë WhOScored nuk zgjodhi asnjërin prej futbollistëve kosovar./IndeksOnline/

No automatic alt text available.