75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacioni me lojtarët më të mirë të javës në Champions League

Kanë mbaruar ndeshjet e para të fazës së grupeve në kuadër të kompeticionit më prestigjioz evropian, Champions League.

Vëmendja më e madhe ishte përqendruar te ndeshja, Valencia – Juventus e zhvilluar në ”Mestalla”.

Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq vetëm pas 29 minutash lojë pas një konfrontimi me Jeison Murillon, ku portugezi e la lojën me lot në sy.

Megjithatë, Juventusi ia doli edhe pa të duke mposhtur skuadrën spanjolle me rezultat, 2-0 me dy golat e Miralem Pjanic nga pika e bardhë, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Barcelona regjistroi fitore bindëse ndaj PSV Eindhoven, 4-0, ndërsa, Interi bëri rikthim spektakular ndaj Tottenhamit duke fituar në fund të ndeshjes me rezultat, 2-1.

Ndeshja dramatike u zhvillua edhe në ”Anfield”, ku Liverpooli mposhti Paris Saint-Germain me rezultat, 3-2, teksa Real Madridi mposhti Romën me rezultat, 3-0.

Fitore regjistruan edhe Bayern Munich ndaj Benficas, 2-0, derisa Manchester Unitedi mposhti zviceranët e Young Boys me rezultat, 3-0.

Ndër befasitë e kësaj jave ishte edhe humbja e Manchester Cityt. ”Qytetarët” pësuan humbje me rezultat, 1-2 nga Lyoni në ”Etihad Stadium”.

Tani, UEFA ka publikuar formacionin me 11-shen më të mirë të lojtarëve të kësaj jave në Champions League./IndeksOnline/