22:45 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fotografi e rrallë: Ish-presidenti Rugova në vitin 1997 në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Doruntinë Maloku në profilin e saj Facebook ka shpërndarë një fotografi të rrallë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në këtë imazh shihen edhe politikanë të njohur kosovarë, babai i saj, Enver Maloku, Fatmir Sejdiu, Edita Tahiri e shumë të tjerë, përcjellë Indeksonline.

Kjo fotografi është shkrepur në oborrin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, më 22.07.1997 në një pritje nga shefi i kësaj zyreje Michael McClellan./Indeksonline/