09:54 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Kur kryeministri Haradinaj ishte 14 vjeç dhe fotografohej me arsimtarët e tij (Foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj shpesh në intervista të ndryshme ka treguar që di të jetë tejet modest dhe mbi të gjitha një mik e familjar shembullor, shkruan Indeksonline.


E kaq i afërt ai duket se ka qenë gjithnjë. Këtë e dëshmon edhe një fotografi e cila është shkrepur në vitin 1982, në të cilën shihet kryeministri kur ishte 14 vjeç me dy arsimtarët, Afrim Hamzaj dhe Milazim Mushkolaj.


Kjo fotografi po qarkullon në rrjete sociale, teksa është bërë në fshatin Irzniq.
Ndryshe para dy ditësh në gjithë vendin u festua “Dita e Mësuesit”, në nder të të gjithë mësuesve dhe punë së tyre të vyer./Indeksonline/