23:41 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Fotografia e nënës me fëmijët të shtrirë në tokë në Prishtinë, nuk është e vërtetë

Pak orë më parë nëpër mediet vendore qarkulloj një fotografi e cila shpërfaqte një grua bashkë me fëmiun e saj që po qëndronin në rrugët e Prishtinës, në tokë në mes të këtij të ftohëti, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo nuk shkoj shumë kohë dhe kjo u dematuan.

Ky lajm është publikuar në vitin 2017 në disa medie sirane edhe më gjërë.

Pra siç kuptohet ngjarja as që ka të bëj me Kosovën, por se qytetarë ranë pre e këtyre lajmeve të rrejshme.

Madje për të kanë reaguar edhe personat që vazhdimisht janë aty për të kërkuar persona të humbur.

“Sonte një Prishtinë u zgjuam që ta gjejmë gjyshen me nipin e vet.Që doli të jetë lajm i rrejshëm,Faleminderit miqëve të mi që më ndihmuan deri te e vërteta e këtij lajmi!Faleminderit Ridvan Tahiri RikiFaleminderit mikesha ime Diellza R. Kolgeci“, shkruan Asim Gashi.

Ndërsa lajmi është përhapur nga një portal nga Ferizaj, Neutral si dhe nga portali Newborn.

Video ne link:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100007090337640%2Fvideos%2F2824299677816349%2F&show_text=true&width=219