16:19 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fotoja që po bën xhiron e botës, tifozi anglez i rrethuar me flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë

Nuk ndodhë shpesh që në ndeshjet e karakterit garues të shfaqet miqësi mes tifozëve të dy skuadrave.

Por në ndeshjen Angli – Kosovë, u shfaq një respekt i ndërsjelltë nga të dya tifozëritë.

Gjatë tërë ditës së ndeshjes, shqiptarët nga të gjitha trojet shetisnin në qytetin e Southamptonit me flamunj të Kosovës e Shqipërisë.

Një foto që ka realizuar Indeksonline shihen tifozët shqiptarë në shoqëri të një tifozi anglez.

Në rrjetet sociale sidomos nga qytetarët anglez kjo fotografi është pëlqyer dhe shpërndarë shumë. /Indeksonline/