12:05 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Franca donacion Kosovës në luftën ndaj Covid-19, Zemaj falënderon ambasadoren

Franca i ka dorëzuar Kosovës sot donacionin e radhës në luftën ndaj Covidit-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka pranuar këtë donacion nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

“Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.

Donacioni përmban koncentratorë oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetra, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covidin 19.

Franca gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të ambasadores Butel.
Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit ambasadore!” shkruan Zemaj në njoftim./Indeksonline/