16:50 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Francë, në qelitë e burgjeve do të vendosen telefonat fiks

Në 178 burgje franceze do të vendosen 50,000 linja fikse telefonike në tre vitet e ardhshme, që do të thotë se pothuajse në të gjitha qelitë e burgjeve do të jenë në gjendje të kryejnë biseda telefonike private, vetëm me numrat e disponueshëm të miratuar më parë nga gjyqtari ose administrimi i burgjeve.

Vendimin për të sjellë telefonin fiks në burg ministrja e Drejtësisë Nicole Belube e ka marrë në bazë të një eksperimenti të kryer në vitin 2016, në burgun Monmen në Meza, transmetojnë mediat franceze.

Temat: