Franco Foda nesër publikon listën për ndeshjen me Sllovakinë
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndeshja më e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, ku synojnë kualifikimin në Kupën e Botës.
“Dardanët” janë në play-off, ku me 26 mars do të luaj ndeshejen gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, dhe nëse e fiton atë, me 31 mars përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, për të marr biletën për Botëror, shkruan IndeksOnline.
Ditën e nesërme pritet që selektori Franco Foda të publikoj listën finale me futbollistët e ftuar për këtë grumbullim.
Një nga mungesat e mëdha do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani, i cili do të mungoj shkaku i lëndimit.
Për këtë ndeshje të rëndësishme do të mungoj edhe mesfushori Leon Avdullahu, pasi sot trajneri i Hoffenheimit konfirmoi se ai ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Grumbullimi i parë i Kosovës, para ndeshjes me Sllovakinë do të ndodh me 22 mars./IndeksOnline/

