21:22 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Frashër Krasniqi flet pas lirimit nga burgu

Frashër Krasniqi, pas lirimit të tij nga burgu, ka komentuar çështjen e tij dhe të aktivistëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që deri sot ishin në paraburgim.

Ai ka thënë se rasti i këtyre aktivistëve do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin.

“Çka do t’i thonë nesër Arsës së vogël kur ajo të pyet për babain e saj?”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Gjykata e Apelit na liroi nga burgu ku po vuanim dënimin për një vepër që nuk e kishim kryer.
Çka do të thotë sot dhe nesër Beqir Kalludra dhe Klani Pronto që e porositen të na dënojnë?
Çka do t’i thonë familjes Dehari që ua kthyen djalin në arkivol?
Çka do t’i thonë nesër Arsës së vogël kur ajo të pyet për babain e saj?
Çka do t’ju thonë nënave tona që për 3 muaj vuajtën duke pritur djemt e tyre pa shpresën që do t’i shohin me vite të tëra?
Çka do t’iu thonë qytetarëve të Kosovës që ua kanë humbur cdo shpresë që mund të ketë drejtësi në këtë vend?
Rasti i montuar ndaj nesh do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në këtë vend. E ata që e mbuluan vendin tonë me turp, shumë shpejt do të ndjeken nga drejtësia dhe do të përfundojnë prapa grilave.
#DrejtësiperAstritin

/Indeksonline/