15:55 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

French Open: Djokoviç kualifikohet në 1/16 e finales (Video)

Novak Djokoviç është kualifikuar për në rrethin tjetër të Grand Slam, French Open.

Ish-tenisti numër një në botë, ka mposhtur 3 me 0 në sete, (7-6, 6-4 dhe 6-4), tenistin Jaume Munar, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore, Nole siguron 1/16 e finales, kurse në këtë raund do të takohet me Roberto Batusta-Agut.

Kjo ndeshje zhvillohet më 1 qershor  nga ora 11:00.

Kualifikimin për në këtë rreth deri tani e kanë siguruar edhe tenistë, si: Cechinato, Carreno-Busta dhe Verdasco./IndeksOnline/