Frika nga Gjykata, Agim Ademi mbanë mbledhjen fshehurazi, e konfirmon Broja
Frika nga Gjykata ka shtyer kryetarin e FFK-së, Agim Ademi që të mbajë mbledhjen e komitetit ekzekutiv në Gjilan fshehurazi.
Se është mbajtur mbledhja në Gjilan, për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe anëtari i komitetit ekzekutiv, Xhelal Broja.
Broja në një përgjigje të shkurtët ka pohuar se mbledhja është mbajtur në Gjilan dhe aty ka qenë prezent edhe Agim Ademi.
“Po është mbajtur mbledhja sot dhe nuk ka ndodhur asgjë. Është zëdhënësi i FFK-së, dhe ai e ka për detyrë të njoftoi mediat përmes komunikatës”, ka thënë shkurtimisht Broja për IndeksOnline./IndeksOnline/