18:11 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Frikë te tifozët Madrilen, Ronaldo mungon në El Clasiko?

Cristiano Ronaldo mund të mungoj në derbin e El Clasikos kundër Barcelonës.

Sipas mediave në Spanjë, ylli portugez mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit të Zinedine Zidanes, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se Ronaldo ka pasur tërheqje muskulore dhe me gjasë do të mungoj në takimin e së shtunës, kundër Barcelonës që zhvillohet nga ora 13:00.

Ronaldo shënoi golin e fitores në finale ndaj Gremio-s dhe ndeshja e radhës kundër rivalit të tij historik Lionel Messi po pritet me padurim nga tifozët e tij.

Portugezi ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon në La Liga, kurse Messi 14./IndeksOnline/