07:42 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Fryma shkul lisin nga vendi, nëna me fëmijë për pak shpëtojnë nga vdekja (Video)

Në Holandë tash e sa ditë po fryjnë erëra të forta, të cilat po shkaktojnë edhe dëme.

Mirëpo, fuqia që kanë këto erëra të lë pa mend, transmeton Indeksonline.

Në Horst të Holandës, sipas një videoje që po qarkullon në internet edhe pemët po shkulen nga vendi.

Një nënë e cila po ecte në rrugë, për pak sa nuk vdes nga një lisi i cili i bie para këmbëve pasi era e fortë e heq nga vendi.

Ajo mbet e shtangur, derisa në rrugë nuk kalon asnjë njeri për ta ndihmuar. /Indeksonline/