14:40 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fshati Vranidoll përfshihet nga zjarri, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një zjarr i madh ka përfshirë sot në orët e mesditës fshatin Vranidoll të Komunës së Podujevës.

Zjarri është përhapur përreth shkollës fillore, sakaq në vendin e ngjarjes momentalisht janë edhe zjarrfikësit, por si pasojë e përhapjes ende nuk kanë mundur ta shuajnë atë, shkruan Indeksonline.

Deri më tani nuk ka pasoja dhe ende nuk dihet se kush ishte shkaktari i këtij zjarri./Indeksonline/