16:24 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

‘Ushqimi i nxënësve si i qenve’, kritikojnë ashpër prindërit

Ushqimi i nxënësve në një shkollë fillore në Dundee të Skocisë u kritikua nga një mama që postoi foto të sallamit dhe darkës me patate.

Ushqimi u krahasua me “ushqimin e burgut” ose “ushqim për qen” nga një prind i tronditur, pasi fotoja u bë virale në Facebook.

“Nxënësve iu shërbyen sallam dhe darkë me patate që nuk do të ishte i përshtatshëm as për një qen”, thotë një mami e nevrikosur, transmeton Indeksonline.

Kjo foto tronditëse tregon dy salciqe që duken se mezi janë gatuar pranë patateve të ziera dhe një ëmbëlsire të paidentifikuar.

Prindërit reaguan, duke thënë se tani planifikojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në një shkollë me dreka të shëndetshme./Indeksonline/.