22:18 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

FSK krenaria jonë, përfundojnë me sukses një nga garat më të vështira të patrullimit në botë!

Forcat e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po na bëjnë të ndihemi krenar dhe po tregojnë gatishmëri për të qenë ushtri.

Së fundmi një ekip i FSK-së kanë përfunduar një mision të suksesshëm në një nga garat më të vështira të patrullimit në botë, Cambrian Patrol, shkruan Indeksonline.

Ekipi është udhëhequr nga Toger Behar Fazliu,përkundër njё prej stuhive mё tё rёnda qё pёrfshiu zonёn ku u zhvillua gara, ekipi i FSK-sё fitoi medaljen e bronztё nё garё me 135 ekipe nga tё cilat 37 ishin ndёrkombёtare.

Ndryshe ekipin sot e vizitoi Komandanti i FSK Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama i shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes në Londër, Nënkolonel Beton Retkoceri dhe i përgëzuan për suksesin./Indeksonline/