13:18 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / S Z

Ftesë për Parakualifikim për Shitjen e Energjisë Elektrike – Janar 2024

DOKUMENTI I PARAKUALIFIKIMIT

KËRKESA PËR PJESËMARRJE

Faza e parë

            Data kur është përgatitur Dokumenti i Para kualifikimit:      

15.12.2023
Prokurimi Nr[1]IL-SHEE-23-001

Titulli: Shitja e energjisë elektrike

  KY DOKUMENT PËRBËHET PREJ KATËR PJESËVE:

Pjesa I: Udhëzime për Kandidatet

Pjesa II: Fleta e të Dhënave për Para-kualifikim

Pjesa III: Formulari i Dorëzimit të Aplikacioneve 

Pjesa IV:  Anekset

Ky dokument është përgatitur në gjuhët Shqipe, Serbe dhe Angleze

Ne rast se ka mospërputhje ne mes versioneve gjuhësore, versioni i gjuhës Shqipe mbizotëron.

LËNDA: FTESA PËR PJESËMARRJE për Parakualifikim në aktivitetin e prokurimit: Shitja e energjisë elektrike

Ju faleminderit për interesimin tuaj në lidhje me pjesëmarrjen në aktivitetin e lartë-përmendur të prokurimit.

Sipas kërkesës suaj, ju lutem gjeni të bashkëngjitura dokumentet, të cilat përbëjnë Dokumentin Para kualifikues. Qëllimi i procesit të Para-kualifikimit është që t’ju lejohet Palëve tregtare të interesuara të paraqesin aplikacionet e tyre për përfshirje në listën e Palëve tregtare të kualifikuara, të cilët do të ftohen që të  nënshkruajnë Marrëveshjen e kontratës kornizë.

Procesi i prokurimit do të kryhet në dy faza:

  • Faza e parë e procedurës, faza e kualifikimit: Nga Palët tregtare kërkohet që t’i përmbushin kushtet për pjesëmarrje dhe kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në këtë dokument. Kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohet në bazë të kritereve të përcaktuar në këtë dokument. Qëllimi është kualifikimi i kompanive të afta në kryerjen e detyrave të tilla.
  • Faza e dytë e procedurës, faza e nënshkrimit të kontratës: Të gjitha Palët tregtare të kualifikuara do të pranojnë “Draft kontratën” dhe do të ftohen që të nënshkruajnë Marrëveshjen e kontratës kornizë.

Nga ju pritet që të ekzaminoni me kujdes të gjitha nenet, pjesët dhe anekset e këtij dokumenti dhe të pajtoheni me të gjitha kërkesat dhe kushtet e përfshira këtu.

Ne, si Autoritet Kontraktues nuk pranojmë asnjë ndryshim.

Dështimi i paraqitjes së aplikimit tuaj tek Autoriteti Kontraktues, brenda afatit të specifikuar dhe/ose jo në përputhshmëri me të gjitha kërkesat e vendosura në këtë dokument do të refuzohet dhe do të konsiderohet si “i pa-kualifikuar” .

Të gjitha shpenzimet që lidhen  me përgatitjen dhe me dorëzimin e aplikimit do të barten nga ofertuesi/tenderuesi, ndërsa Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë asnjë detyrim në rast se anulohet procedura.

Kjo procedure e kualifikimit është e rregulluar me Ligjin mbi energjinë elektrike, Procedura për prokurimin e Energjisë elektrike, Kodin e Rrjetit të Transmisionit dhe Rregullat e Tregut.

Aplikacionet duhet te dorëzohen në adresën e specifikuar në “Udhëzime për Kandidatet” para 21.12.2023 ora 14:00ne e-mail:trading@iber-lepenc.orgBehar.shaqiri@iber-lepenc.org &  ernest.kerqeli@iber-lepenc.org

Mirëpresim pranimin e Aplikacionit tuaj.

Nëse vendosni të mos e dorëzoni aplikimin tuaj, do të iu ishim mirënjohës nëse do të na lajmëronit me shkrim, duke cekur arsyet e vendimit të juaj.

Sinqerisht,

NH “Ibër Lepenc” Sh.A.

TABELA E PËRMBAJTJES     

PJESA  I:     Udhëzime për Kandidatet (UPK) 2

Të Përgjithshme. 2

KËRKESAT të cilat duhet të plotësohen nga KANDIDATËT. 2

Kërkesat e përshtatshmërisë. 2

Kërkesat minimale kualifikuese. 2

Përmbajtja e Dokumenteve të Para-kualifikimit 2

Përgatitja e APLIKACIONEVE.. 2

Dorëzimi dhe Hapja e Aplikacioneve. 2

Procedurat për Vlerësimin e Aplikacioneve. 2

PJESA II:          FLETA E TË DHËNAVE  PËR  PARAKUALIFIKIM (FDP) 2

PJESA III:    FORMULARI I DOREZIMIT TË APLIKACIONEVE.. 2

PJESA IV:       ANEKSET. 2

Aneksi 1.       DEKLARATA  NËN  BETIM.. 2

Aneksi 2.       KËRKESË  PËR KONFIDENCIALITET. 2

Aneksi 3.       KËRKESË PËR INFORMATA SHTESË.. 2

PJESA I:     Udhëzime për Kandidatet (UPK)

 Të Përgjithshme
1. Fushëveprimi i Aplikimitkëtij Dokumenti të Para-kualifikimit: a) shprehja “me shkrim” kuptohet komunikimi në formë të shkruar (p.sh. me e- mail, faks, teleks) me dëshmi të pranimit;                                                b) nëse konteksi kërkon “njëjës” gjithashtu nënkupton “shumës” dhe  anasjelltas; c)“ditë” nënkupton ditë kalendarike; d) ju jeni të referuar si “operator ekonomik”, “kandidat” apo “tenderues” e) Lëshuesi i këtij dokumenti është referuar si “ autoriteti kontraktues”; dhe f) “Aplikimi” nënkupton dorëzimin e dokumenteve në mënyrë që të para-kualifikoheni.  
2. Lloji i Kontratës2.1        Lloji i kontratës është shënuar në FDP.
3. Qëllimi i kontratësPërgjithshëm të Prokurimit është shënuar në FDP. është shënuar në FDP.        
4. Kushtet dhe kërkesat e dërgesës4.1        Vendi i zbatimit të kontratës siç është shënuar në FDP.
 KËRKESAT të cilat duhet të plotësohen nga KANDIDATËT
 Kandidatët duhet t`i plotësojnë të gjitha kërkesat në vijim. Çdo mos përmbushje e ndonjërës nga kërkesat do të eliminoj aplikimin  e tyre nga konkurrimi.
 Kërkesat e përshtatshmërisë
5. Përshtatshmëria e palëve tregtare 5.1 Pala Tregtare nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ose ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i tyre:  a. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit, ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës kontraktues; b. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesëmarrje nga një person ose ndërmarrje që ka marrë pjesë në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të këtyre të fundit. ose     5.2 Pala Tregtare nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ose ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë (10) viteve të fundit:  aështë shpallur fajtorë nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, mitosjen, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në nenin sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Kosovë ose në cilindo shtet, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare; b. është deklaruar i papërshtatshëm kur autoriteti kontraktues zbulon se kjo është një shkelje e rende profesionale, e konstatuar nga një gjykatë kompetente; c. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale serioze të pjesëmarrjes në aktivitetet e një organizate kriminale, që përkufizohet si asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si kriminale ose të kundërligjshme në vendin ku ndodhin ato; d. është shpallur fajtor për mashtrim apo një akt të ngjashëm me mashtrim nga një gjykatë kompetente; e. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative ose organizatë për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellë në mënyrë joprofesionale; ose f. është konstatuar nga një gjykate kompetente se ka bërë keqinterpretime para autoriteteve publike në Kosovë ose diku tjetër.   5.3 Pala Tregtare nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse ai operator ekonomik:  a. gjatë dy (2) viteve të kaluara është shpallur nga një gjykatë kompetente si i falimentuar ose insolvent, ose aktualisht është në procedurë: (i) të falimentimit, (ii) të pranimit të urdhrit për likuidim ose përmbyllje të aktiviteteve ose administrimit nga gjykata ose (iii) ndonjë procedurë tjetër të ngjashme sipas ligjit të Kosovës ose ndonjë juridiksioni tjetër: b. me vendim të një gjykate kompetente është likuiduar ose është vënë në mbikëqyrje të administratorit; c. aktualisht ka një marrëveshje ose aranzhim me kreditorët e tij që siguron kushte të zgjeruara ose të reduktuara të pagimit nëse mbi kushtet e tilla janë pajtuar paraprakisht kreditorët e tillë për shkak se Pala Tregtare më parë ka qenë i paaftë që të përmbushë obligimet e tij në afatin e duhur kohor; d. është në një situatë të ngjashme me ato të përshkruara në nën-paragrafët a, b, ose c të këtij paragrafi, që rrjedhin nga një procedurë e ngjashme sipas ligjeve në vendin ku është themeluar ose në vendin ku zhvillon veprimtarinë e tij afariste; e. aktualisht i nënshtrohet një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon pagesat nga ose për një operatori të tillë ekonomik dhe që rezultojnë në një humbje të tërësishme ose të pjesshme të të drejtave të Palës tregtare për të administruar ose disponuar me pasurinë e tij. f. aktualisht është lëndë e një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon ose redukton pagesat nga ose për operatorët e tillë ekonomik nëse procedurat e tilla gjithashtu mund të rezultojnë në vendimin për falimentimin ose likuidimin e Palës tregtare; g. gjatë tri (3) viteve të fundit është konstatuar nga një gjykatë kompetente se nuk e ka përmbushur një kontratë me ndonjë njësi publike, autoritet publik ose ndërmarrje në Kosovë ose diku tjetër; h. aktualisht është me vonesë në pagimin e çfarëdo kontributeve për sigurim social apo tatim në Kosovë ose në vendin e themelimit të Palës tregtare, përveç ku një borxh i tille është vërtetuar te jete jo i rëndësishëm ne Kosove; i. është më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë me vonesë në pagimin e pagave të punonjësve ose në pagimin e obligimeve ndaj një operatori të shërbimeve publike në Kosovë; j. ende nuk e ka zbatuar një vendim të lëshuar nga një gjykatë e Kosovës; k. ka dhënë deklarata të rreme në lidhje me procedurën për dhënien e një kontrate publike, nëse këto kanë të bëjnë me mungesën e arsyeve për përjashtim, ose me përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes; ose   Periudhat kohore të përcaktuara në këtë nen, ndërlidhen me periudhën që menjëherë paraprinë datën e publikimit të njoftimit të kontratës.   5.4 Në mënyrë që të dëshmohet se Pala Tregtare ka të drejtë   pjesëmarrjeje në procedurën e prokurimit, Pala Tregtare duhet të dorëzojë dëshmitë e dokumentuara të shënuara në FDP.
 Kërkesat minimale kualifikuese
6. Kërkesat mbi përshtatshmërinë profesionale6.1 Pala Tregtare duhet ti plotësojë kërkesat e përshtatshmërisë profesionale  të shënuara në FDP. 6.2 Në mënyrë që të dëshmohet se Pala Tregtare është i përshtatshëm që të marrë pjesë në procedurën e prokurimit, Pala Tregtare duhet t’i dorëzojë dokumente dëshmuese të shënuara në FDP. 
7. Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare7.1 Pala Tregtare duhet ti plotësojnë kërkesat minimale ekonomike dhe  financiare të shënuara në FDP. 7.2 Në mënyrë që të dëshmohet se Pala Tregtare i  plotëson kërkesat minimale ekonomike financiare Pala Tregtare duhet t’i dorëzojë dokumente dëshmuese të shënuara në FDP.  
8. Kërkesat  mbi mundësitë                   teknike dhe/ose profesionale8.1 Pala Tregtare duhet ti plotësojnë kërkesat minimale mbimundësitë teknike dhe/apoprofesionale të shënuara në FDP. 8.2 Në mënyrë që të dëshmohet se Pala Tregtare i  plotëson kërkesat minimale mbi mundësitë teknike dhe/apoprofesionale, Pala Tregtare duhet t’i dorëzojë dokumente dëshmuese të shënuara në FDP. 8.3 Autoriteti kontraktues, me shpenzimet e tij, mund të kryejë një inspektim të palëve tregtareë tenderues për qëllime të verifikimit.  
9.Informatat sekrete afariste9.1 Nëse Pala Tregtare dëshiron që ndonjë informatë lidhur megjendjen ekonomike /financiare dhe  aftësitë teknike/profesionale të trajtohetsi informatë sekrete afariste, duhet të dorëzoj një kërkesë me shkrim duke përdorur formën e caktuar në këtë dosje të tenderit, shih Aneksin 2. 
10. Krijimi i një grupi te operatoreve ekonomik  10.1 Nëse një aplikacion dorëzohet nga një grup i palëve tregtare,grupi është i detyruar të emëroj njërin nga anëtarët e grupit sioperator ekonomik kontaktues dhe duhet të dorëzoj me dokumentet e kualifikimit, dokumentet e shënuar në FDP.  10.2 Nga një grup i tillë nuk do të kërkohet për të marrë përsipër ndonjë formë të veçantë ligjore për të paraqitur dokumentet kualifikuese, por Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën, nëse një kërkesë e tillë është e nevojshme për përmbushjen e mjaftueshme të kontratës, të kërkoj nga grupi i përzgjedhur për ta bërë këtë nëse kontrata i jepet një grup të tillë si parakusht për nënshkrimin e kontratës.   10.3 Kandidatet nuk janë te lejuar qe te aplikojnë ne te njëjtën kohe ne mënyre individuale dhe si anëtarë te një grupi apo si anëtarë te grupeve te ndryshme. Ne raste te tilla kandidati dhe grupi i tille do te jene te papranueshëm.  
11. Nën-kontraktimet11.1 Kandidatët ne aplikacionin e tyre duhet të deklarojnë cilëndo pjese te kontratës që Pala Tregtare ka për qëllim të nënkontraktojë palën e tretë dhe te dorëzoje me aplikacionin e tij dokumentet e shënuara në FDP.  
 Përmbajtja e Dokumenteve të Para-kualifikimit
12. Seksionet e dokumenteve të Para-kualifikimit  Pjesa I: Udhëzimet për Kandidatet Pjesa II: Fleta e të Dhënave për Para-kualifikim Pjesa III: Formulari i Dorëzimit të Aplikacionit Pjesa IV:  Anekset, dhe duhet të lexohet së bashku me çdo Shtojcë lëshuar në përputhje me Udhëzimet për Kandidatet Neni 14.
13. Sqarimet e Dokumentit të Para-kualifikimit  13.1 Kandidatët janë të lejuar të bëjnë një kërkesë me shkrim pranë autoritetit kontraktues për informata shtesë ose sqaruese që ata mendojnë se është e nevojshme për përgatitjen ose dorëzimin e një aplikacioni të përgjegjshëm. Një kërkesë e tillë mund të bëhet me anë të  përdorimit të formularit për kërkesë, shih Aneksin 3, dhe te dorëzohet tek autoriteti kontraktues në mënyrë elektronike, me shkrim ose me faks. Autoriteti Kontraktues do ti përgjigjet me shkrim çdo kërkese për sqarim,  me kusht që kërkesa e tillë është marrë jo më vonë se afati i dhëne në FDP. Autoriteti kontraktues do të dërgon kopjet e përgjigjes së tij tek të gjithë ata që kanë siguruar Dokumentet e Para-kualifikimit duke përfshirë pyetjen  por pa e identifikuar burimin e saj. Nëse Autoriteti  kontraktues e sheh të domosdoshme që te ndryshoj  Dokumentet e Para-kualifikimit, si rezultat i sqarimit, atëherë duhet ta bëjë këtë sipas procedurës se përcaktuar ne Nenin 14  Udhëzimet për Kandidatet.    
14. Ndryshimi i Dokumentit të Para-kualifikimit14.1 Në çdo kohë para skadimit të afatit te fundit për dorëzimin e aplikacioneve,  Autoriteti Kontraktues mund të ndryshojë Dokumentet e Para-kualifikimit duke lëshuar një shtojcë. 14.2 Çdo shtojcë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumenteve te Para-kualifikimit dhe do t’i komunikohet me shkrim të gjitha palëve tregtare që kanë marrë Dokumentet e Para-kualifikimit.  
 Përgatitja e APLIKACIONEVE
15. Gjuha e Aplikacioneve15.1 Palët tregtare mund të përgatisin dhe të dorëzojnë aplikacionet e tyre dhe dokumentet e lidhura në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze. 
16. Dokumentet të cilat përbëjnë Aplikacionin16.1 Aplikacioni duhet të përmbaje si në vijim:    
17. Vulosja dhe shënimi i Aplikacionitë përbëjnë  aplikacionin, siç përshkruhet në Udhëzimet për Kandidatet Neni 16 dhe në mënyrë të qartë të shënojë atë “ORIGJINAL.” Përveç kësaj, Kandidati duhet të paraqesë kopje të aplikacionit, në numrin e shënuar në FDP dhe në mënyrë të qartë të shënojë ato “KOPJE”.   17.3  Zarfet pastaj duhet të mbyllen në një zarf të jashtëm që tregon:
 Dorëzimi i Aplikacioneve
18. Afati i fundit për dorëzim te Aplikacionevedata dhe koha e shënuar në FDP.
19. Aplikacionet e vonuara 
 Procedurat për Vlerësimin e Aplikacioneve
21. Konfidencialiteti21.1 Informatat në lidhje me vlerësimin e Aplikacioneve, dhe rekomandimet për para-kualifikim, nuk do të zbulohen tek Kandidatet apo tek ndonjë person tjetër i cili nuk ka lidhje me ketë procese deri në njoftimin e Kandidateve për procesin e par-kualifikimit.  
22. Vlerësimi i Aplikacioneve22.1Aplikacionet e pranuar me Kohë do të shqyrtohen dhe vlerësohen në përputhje me kërkesat e Dokumentit të Para-kualifikimit.   22.2 Të gjithë kandidatët që kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm i cili  tregon ose konfirmon se kandidatët kanë të drejtë dhe plotësojnë kërkesat minimale të kualifikimit do të konsiderohen të para-kualifikuar dhe të përzgjedhur për të marrë një ftesë për nënshkrim të kontratës kornizë.    
23. Sqarimi i Aplikacioneve23.1 Për të lehtësuar vlerësimin eaplikacioneve, Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë nga secilikandidate sqarim mbi aplikacionin e tij/saj, i cili do të dorëzohet brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Autoriteti kontraktues mund të kërkoje nga secili Tenderues për të plotësuar apo të qartësojë dokumentet e paraqitura Megjithatë, sigurimi i informacionit qe mungon ose ofrimi i informacionit do të aplikohet vetëm për dokumentet ekzistenca e të cilave është e fiksuar, para skadimit të afatit për dorëzimin e tenderëve, dhe mund të verifikohet në mënyrë objektive. Secila kërkesë për sqarim dhe të gjitha sqarimet do të jenë me shkrim.  23.2 Nëse një kandidatet nuk jep sqarime të informacionit të kërkuar në datën dhe kohen e përcaktuar në kërkesën e Autoritetit Kontraktues, aplikacioni i tij do të refuzohet.
24. Njoftimi i Para-kualifikimit24.1 Pasi qe Autoriteti Kontraktues ka përfunduar vlerësimin e aplikacioneve do të njoftojë të gjithë Kandidatet me shkrim për emrat e atyre kandidatëve të cilët janë para-kualifikuar.
  25. Ftesa për Nënshkrimin e Kontratës  25.1 Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të para-kualifikimit, Autoriteti Kontraktues do të ftoj Kandidatët te cilët janë para-kualifikuar.   25.2 Dhe të nënshkruajnë Kontratën kornizë për shitjen e energjisë.  
26. Kriteri i Dhënies26.1 Kontrata do te shpërblehet sipas kritereve për dhënien e kontratës siçjanë shënuar në FDP.  
27. Ankesat27.1 Kundër çdo vendimi të marrë nga autoriteti kontraktues çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë AK – NH “Ibër Lepenc” sh.a. Ankesa duhet të dorëzohet vetëm pas udhëheqjes së një procedure paraprake për zgjidhje të mosmarrëveshjes.

PJESA II:            FLETA E TË DHËNAVE  PËR  PARAKUALIFIKIM (FDP)

Të dhënat e mëposhtme specifike do të plotësojë, të shtojnë, ose të ndryshojnë dispozitat në Udhëzimet për Kandidatet. Kurdo qe paraqitet ndonjë mospërputhje, dispozitat këtu do të mbizotërojnë mbi ato në Udhëzimet për Kandidatet.

Udhëzimet për KandidatetPërmirësimet/Ndryshimet e Neneve relevante te Udhëzimeve për Kandidatet  
Përshkrimi i NenitNr. i Nenit 
Fushëveprimi i Aplikacionit1.1Autoriteti Kontraktues (AK) është: Emri i AKNH “Ibër Lepenc” Sh.a. Adresa e AK: Sheshi “Bill Klinton” nr. 13 Qyteti: Prishtinë Kodi Postar10000 Adresa elektronike: www.iber-lepenc.org Personi kontaktues: Behar Shaqiri & Ernest Kërçeli E-mail: trading@iber-lepenc.org, behar.shaqiri@iber-lepenc.org              ernest.kerqeli@iber-lepenc.org Telefoni: + 383 38 524 081 Faksi: n/a
1.2Titulli i kontratës dhe numri i aktivitetit të Prokurimit është:  Shitja e energjisë elektrike IL-SHEE-23-001  
1.3Data e dorëzimit të Njoftimit të Dokumentit të Parakualifikimit në ueb faqen e Iber Lepenc-it: 15.12.2023
1.5Aplikacionet duhet të dorëzohet ne adresën e  përmendur në 1.1
Lloji i kontratës2.1  Themelimi i kontratës kornizë        Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është qe të nënshkruaj një kontrate kornizë me Palën tregtare e cila ofron çmimin më të lartë për 1 MWh për shitjen e energjise nga IL dhe si rrjedhojë kërkesa për ofertë do të lëshohet nga Iber Lepenc-i tek operatoret e parakualifikuar.  
Qëllimi i Kontratës3.1Qëllimi i kësaj kontrate është Shitja e energjisë elektrike
   
Vlera e parashikuar3.3Nuk ka vlerë të paracaktuar
Kërkesat dhe kushtet e dërgesës4.1Kushtet e dërgesës janë: DAB (Delivery At Border) Sigurimi dhe pagesa e kapaciteteve transmetuese sigurohen nga Autoriteti Kontraktues
Pranueshmëria e Palëve tregtare 5.4
Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale6.1Palët tregtare duhet të prezantojnë dëshminë relevante që Pala tregtare është Pjesë e marrëveshjes kornizë për qasje në Rregullat e Tregut.
   
Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare7.1Operatori Ekonomik duhet te ofroj dëshmi të kënaqshme se qarkullimi vjetor i OE, gjate 3 viteve te fundit ka qene ne vlere, se bashku ne te tri vitet, prej jo me pak se: 500,000 Euro. Dëshmitë duhet te jene ne njërën nga format si ne vijim:  
 7.2n/a
Kërkesat  mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale8.1Operatori Ekonomik duhet te prezantoje një liste te referencave (se paku një) ne lëmine e tregtimit te Energjisë Elektrike te përfunduara gjate tri viteve te fundit te lëshuara nga punëdhënësi mbi implementimin e suksesshëm te kontratave për tri vitet e shkuara nga data e publikimit te njoftimit për kontratë.
 8.2n/a
Krijimi i një grupi të palëve tregtare10.1n/a
Nën-kontraktimet11.1n/a
Sqarimi i Aplikacioneve13.119.12.2023 ora 12:00 ne e-mail: trading@iber-lepenc.orgbehar.shaqiri@iber-lepenc.orgernest.kerqeli@iber-lepenc.org
  
Vulosja dhe Shënimi i Aplikacioneve17.1Dorëzimi mund të bëhet në formë elektronike ose fizike   Dorëzimi i dokumenteve në formë elektronike të bëhet në e-mail-in e personave kontaktues. ne e-mail: trading@iber-lepenc.orgbehar.shaqiri@iber-lepenc.orgernest.kerqeli@iber-lepenc.org
Afati i fundit i dorëzimit të aplikacioneve18.1Afati i fundit për dorëzim është 21.12.2023 ora 14:00
Hapja dhe vlerësimi i aplikacioneve20.1Hapja dhe vlerësimi aplikacioneve do te bëhet nga Komisioni i vlerësimit
Ankesat27.3NH “Ibër Lepenc” Sh.a. Adresa: Sheshi “Bill Klinton” nr. 13 – Prishtinë

PJESA III:  FORMULARI I DOREZIMIT TË APLIKACIONEVE

Për : NH “Ibër Lepenc” Sh.a. (në vazhdim të tekstit “Autoriteti Kontraktues”)

Titulli i kontratës: Shitja e energjisë elektrike

  1. IL-SHEE-23-001.Ne pranojmë dispozitat e saj në tërësi, pa rezervim ose kufizim.

a)  Ne kemi të drejtë të marrim pjesë në aktivitetin e prokurimit ose për zbatimin e një kontratë publike në përputhje me kërkesat lidhur me Deklaratën nën betim;

b)  Ne jemi të regjistruar në regjistrin përkatës profesional dhe / ose ne kemi të drejtë të ushtrimit të veprimtarisë profesionale;

Në mënyrë që të dëshmojmë se ne jemi të kualifikuar, ne prezantojmë këtë listë të dokumenteve të kërkuara :

  • Ne konfirmojmë se ne nuk jemi duke aplikuar për të njëjtën kontratë në ndonjë formë tjetër.

4. Ne do ta informojmë Autoritetin Kontraktues menjëherë nëse ka ndonjë ndryshim në rrethanat e mësipërme në cilëndo fazë të procesit të prokurimit. Gjithashtu ne e dimë  dhe pranojmë që të gjitha informatat e pasakta ose jo të plota të cilat jepen me qëllim në këtë aplikim , mund të kenë si rezultat përjashtimin tonë nga kjo dhe nga kontratat tjera.

5. Theksojmë që Autoriteti kontraktues nuk është i obliguar të vazhdojë me këtë proces para-kualifikues dhe mund në çdo kohë dhe pa dhënë arsye të ndërpres procesin. AK nuk do të shkaktojë asnjë lloj detyrimi ndaj nesh nëse e bën këtë.

DORËZUAR NGA:

identifikimi i Palës tregtare
emri i kompanisë:
adresa e plote:
përfaqësuar nga:
emri & mbiemri:
Pozita:
Email:
Tel:
nënshkrimi:
Data:
vula:

PJESA IV: ANEKSET

Aneksi 1.            DEKLARATA  NËN  BETIM

Unë, i poshtë nënshkruari, duke përfaqësuar: [Palën tregtare që paraqitet] deklaroj nën betim se jam i përshtatshëm për të qenë pjesë e Marrëveshjes së kontratës kornizë.

Unë vërtetoj se i kam lexuar kërkesat e përshtatshmërisë të pikës nr.5 të Udhëzimeve për Kandidatët, dhe vërtetoj se i përmbush kërkesat e përshtatshmërisë për pjesëmarrje në këtë procedurë te prokurimit.

Unë pranoj mundësinë e sanksionimeve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve, nëse unë me qëllim apo për shkak të pakujdesisë dorëzoj çfarëdo dokumenti ose deklarata që përmban informata  të gabueshme ose mashtruese.

IDENTIFIKIMI I PALËS TREGTARE
Emri i PT: 
Adresa e plotë: 
Përfaqësuar nga: 
Emri dhe mbiemri: 
Pozita: 
Nënshkrimi: 
Data: 
Vula: 

Aneksi 2.            KËRKESË  PËR KONFIDENCIALITET

Për: NH “Ibër Lepenc” Sh.a.

(Këtu “Autoriteti Kontraktues”)

DUKE PASUR PARASYSH SE [shëno emrin e Palës tregtare] duke përmbushur kërkesat e Dokumentit Para-kualifikues nën Nr. e Prokurimit të sipër-përmendur, Neni 7 dhe 8 të Udhëzimit për Kandidatet, ka dërguar informacionet sekrete afariste, si në vijim: 

Identifikimi i informacioneve konfidenciale dhe referimi në pjesët e dokumenteve të dërguara:

DHE DUKE PATUR PARASYSH SE informatat e përmendura janë deklaruar që (i) nuk janë pronë publike, dhe (ii) janë të mbrojtura nga zbulimi i qëllimshëm ose nga pakujdesia nga ana e Palës tregtare ;

DHE DUKE PATUR PARASYSH SE qasja publike në informacionet e përmendura do të rezultonte me dëmtimin material të interesave legjitime komerciale të Palës tregtare për arsyet vijuese:

Deklaratë mbi natyrën e dëmit të tillë material dhe arsyet pse do të duhej të shfaqet:

PRANDAJ, unë, i poshtë nënshkruari, duke përfaqësuar Palën tregtare, nëpërmjet kësaj shpreh dëshirën që Autoriteti Kontraktues t’i klasifikojë dhe mirëmbajë informacionet e përmendura si informacione sekrete afariste.

IDENTIFIKIMI I PALËS TREGTARE
Emri i PT: 
Adresa e plotë: 
Përfaqësuar nga: 
Emri dhe mbiemri: 
Pozita: 
Nënshkrimi: 
Data: 
Vula: 

Aneksi 3.            KËRKESË PËR INFORMATA SHTESË

Për: NH “Ibër Lepenc” Sh.a.

DUKE MARRË PARASYSH SE [emri i Palës tregtare] pas pranimit të Dokumentit të Para-kualifikimit nën Nr. e Prokurimit të sipër-përmendur, beson se nevojiten informacionet shtesë ose informacionet sqaruese si në vijim:

Identifikimi i informacioneve shtesë ose i informacioneve sqaruese, përfshirë referimet në pjesën apo në pjesët e Aplikacionit:

PRANDAJ, unë, i poshtë nënshkruari, duke përfaqësuar Palën tregtare, nëpërmjet kësaj kërkoj marrjen e informacioneve të identifikuara.

IDENTIFIKIMI I PALËS TREGTARE
Emri i PT: 
Adresa e plotë: 
Përfaqësuar nga: 
Emri dhe mbiemri: 
Pozita: 
Nënshkrimi: 
Data: 
Vula: 

[1] Të raportohet në çdo dokument apo kërkesë në lidhje me aktivitetin e prokurimit