19:34 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fund dramatik në Leicester, Manchesteri ndalët përsëri

Leicester City ka mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.

Golin e parë ën ndeshje e shënoi Richarlison në minutën e 23-të të ndeshjes.

Vardy e barazoi rezultatin në minutën e 68-të të ndeshjes.

Fundi ishte dramatik. Iheanacho shënoi për Leicesterin në minutat shtesë të ndeshjes. Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por VAR vendosi ta pranoj si të rregullt.


Në ndeshjen tjetër, Manchesteri ka barazuar 2-2 me Aston Villën në shtëpi, shkruan Indeksonline.

Golat pë Djajtë e kuq i shënuan Heaton (autogol 42′) dhe Lindelof (64′).

Ndërsa për mysafirët realizoi Grealish në minutën e 11-të dhe Mings në minutën e 66-të.


Leicesteri është në vendin e dytë në tabelë me 32 pikë, tetë më pak se Liverpooli ndërsa Manchester United në pozitën e nëntë me 18 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/