12:30 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Funerali i George Floydit, Mayweatheri paguan të gjitha shpenzimet

Ish-boksieri Floyd Mayweather, do t’i mbulojë shpenzimet e varrimit të George Floydit, afroamerikanit i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë gjatë arrestimit të tij në Minneapolis të Minnesotas në SHBA.

Menaxheri i kompanisë së Mayweatherit, Leonard Ellerbe tha se ish-boksieri amerikan 43-vjeçar ka kontaktuar familjen e George Floydit, e cila ka pranuar që ai t’i heqë shpenzimet e varrimit.

Mayweatheri edhe në vitin 2011 kishte hequr shpenzimet e ish-kundërshtarit të tij Genaro Hernandez, i cili ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare për shkak të kancerit. /IndeksOnline/