19:48 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fuqizohet edhe më shumë Mercedes AMG GT R

Edhe pse modeli standart AMG GT R i Mercedes është mjaft i fuqishëm,me një motor V8 4.0 litërsh që prodhon 585 kuajfuqi, kompania e përditësimit të makinave ‘Edo Competition’ ka vendosur ta përforcojë edhe më shumë.

Ata kanë i shtuar edhe 75 kuajfuqi të tjera, pra 660 kuajfuqi në total, ndërsa kjo makinë tani pritet të arrij shpejtësinë maksimale mbi 340 kilometra në orë.

Modeli standard i AMG GT R ka shpejtësinë maksimale deri në 318 km/orë , ndërsa shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3,6 sekonda. /IndeksOnline/