12:32 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Fury e do Joshuan në meçin e parë, merr shembull Ray Leonard (Foto)

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury kërkon Anthony Joshuan si kundërshtar qysh në meçin e parë.

Joshua para disa dite tha se meçi kundër Furyt mund të mos ndodhë fare këtë vit, pasi ky i fundit ende nuk e ka rimarr vetën, transmeton IndeksOnline.

Por në anën tjetër, Fury thotë se ai do Joshuan – pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe legjenda e boksit, Ray Leonardo.

“E mbaj atë që kam thënë, e dua Joshuan në luftën time të parë pas kthimit. Ray Leonardo kishte një luftë në pesë vite, por kur u kthye mposhti Marvin Haglar, kështu mund ta bëjë edhe unë”, ka thënë Fury.

Lufta e parë e Joshuas gjatë vitit 2018 do të jetë kundër Parker, më 31 mars./IndeksOnline/

 

Temat: