Fushë Kosovë: Burri rrah dhe dëbon nga shtëpia gruan shtatzënë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij e cila është shtatzënë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij duke dëbuar nga shtëpia gruan e tij femër K-Shqiptar, e njëjta ka mbetur për tretman mjekësor në QKUK pasi ishte shtatzënë. Njësiti policor në banesën e tij ka gjetur dhe konfiskuar dy bimë të kanabisit të cilat ishin të mbjelle në saksi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/