09:31 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbolli i femrave thyen tri rekorde të jashtëzakonshme

Ndeshjet e futbollit të femrave kanë filluar të shfaqin interes të madh në publik.

Javën që lamë pas janë shënuar shifra rekorde në shikueshmëri, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e zhvilluar në “Wanda Mertopolitano” në mes të Atletico Madrid dhe Barcelonës mblodhi 60.739 tifozë.

Stadiumi i Juventusit, “Alianz Stadium” kishte 39.000 tifozë në ndeshjen në mes të Juventus – Fiorentina.

Rekord është shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Suedia e Kosovare Asllanit luajti kundër Gjermanisë para 25.882 shikuesve. /IndeksOnline/

Mos i humb