15:53 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Futbollistët kosovar që ”pasuruan” kampionatin anglez ndër vite

Në grupin A, në fazën eliminatore të Euro 2020, padyshim, Kombëtarja angleze është favorite.

Anglia ka kundërshtarë më të lehtë, si Mali i Zi, Çekia, Bullgaria dhe Kosova.

Andaj, duke u bazuar në thënien se Anglia është ”djep i futbollit”, na bën të mendojmë se do ta fitojnë me dominim grupin A, transmeton IndeksOnline.

Por, as futbollistët kosovar s’janë për t’u nënvlerësuar, të cilët janë në ngritje çdoherë dhe mund të befasojnë për të mirë.

Kosova, gjithnjë, ka pasur futbollistë të cilët kanë luajtur në kampionatin anglez.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin (Liverpool), Granit Xhaka (Arsenal), Aro Muric (Man City), Sinan Bytyqi (Man City) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday).

Ndërsa, në të kaluarën kanë luajtur lojtarë si Lorik Cana (Sunderland), Adnan Januzaj (Man United) dhe Valon Behrami (West Ham)./IndeksOnline/

Temat: