11:18 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Futbollisti i Brugge nuk udhëton me ekipin, nuk u lejua të ulej aty ku dëshironte në autobus

Futbollisti i Club Brugge, Emmanuel Dennis nuk ka udhëtuar fare për në Gjerman, ku skuadra e tij do të përballet me Dortmundin.

Ai nuk është i lënduar apo i infektuar. Arsyeja që ai nuk ka udhëtuar është qesharake, transmeton Indeksonline.

Dennis nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak se nuk është lejuar të ulej aty ku dëshironte në autobus.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen që zhvillohet sonte../Indeksonline/