16:54 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kombëtares lë skuadrën e Serie A për tu transferuar në Turqi

Kontrata e Berat Gjimshitit te Atalanta përfundon në fund të sezonit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk preferon të rinovoj me skuadrën e Serrie A, shkruan Indeksonline.

Në fund të sezonit ai mund të largohet me parametra zero dhe kështu Atalanta i ka vendosur çmimin e kartonit të tij vetëm 500.000 euro.

Beshiktash janë të interesuar për të dhe Gjimshiti gjithashtu preferon të largohet drejtë Turqisë.

Gjimshitit preferohet shumë nga trajneri i sapoardhur Senol Gunes, pasi ai mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës krahu apo edhe si shkatërrues para mbrojtjes. Detaje të reja rreth tij priten në orën në vijim. /IndeksOnline/