21:51 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës i blen banesë dhe veturë vllaut të tij

Futbollisti kosovar Leotrim Kryeziu  që aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane FC Lugano, i ka bërë një dhuratë mjaftë të bukur vëllaut të tij.

Leotrimi i ka blerë vëllaut të tij banesë po ashtu edhe veturë, këtë e ka bërë të ditur vëllau i tij përmes një postimi në facebook ku e ka falënderuar vëllaun e tij.

Faleminderit vëlla për Banesën edhe për Veturën. Sukseset mos të mungofshin asnjëherë,paqsh shëndet dhe lumturi gjatë gjithë jetës, të paqim gjithmonë”, këto ishin fjalët falënderuese të Qëndrim Kryeziut për vëllaun e tij Leotrim Kryeziun.

Leotrimi gjatë vitit 2018 ishte pjesë e skuadrës së Dritës kurse kishte luajtur po ashtu edhe për skuadrën tjetër zvicerane FC Chiasso./Indeksonline/.