10:50 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar konfirmon largimin nga Kukësi (Foto)

Futbollisti kosovar, Bujar Idrizi edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Kukësit gjatë sezonit të ri.

Mbrojtësi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga klubi shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Llapit në një intervistë për IndeksOnline, thotë se ka shumë oferta nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, por ende nuk ka vendosur se ku të shkoj.

“Kam oferta nga Shqipëria dhe Kosova. Ende nuk kam vendosur, njëherë duhet t’i shikoj ofertat”, ka thënë mbrojtësi kosovar.

Idrizi luajti vetëm një sezon në Kukës, ndërsa më parë ishte pjesë e Trepçës ’89, Llapi dhe Hysit./IndeksOnline/