18:40 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Futbollit nuk i dihet, Coutinho debutoi gjatë vitit 2011 në “Camp Nou” (Video)

Mesfushori brazilian, Philipe Coutinho mund ta bëjë debutimin e tij kundër Espanyol-it.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari i Liverpoolit do të debutoj në “Camp Nou”. Ai këtë e bëri në vitin 2011, ku ishte pjesë e Espanyolit dhe debutoi pikërisht kundër Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Pra, kjo nënkupton që futbollit nuk i dihet. Sonte Coutinho pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë si futbollist i Barçës pikërisht kundër ish-skuadrës.

Kujtojmë se në atë ndeshje skuadra e Barcelonës fitoi 4 me 0 me në krye Pep Guardiolan./IndeksOnline/