16:16 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Futët në lojë për ta marrë kartonin e kuq, bashkëlojtari i Rrahmanit shkakton ndërhyrje brutale

Skuadra e Napolit është duke luajtur ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Në minutën e 49’të, kampioni aktual i Serie A mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua, Mazzocchi, shkruan Indeksonline

Pasquale Mazzocchi u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje tejet të ashpër, madje vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Kujtojmë që Torino është duke fituar 2 me 0 ndaj Napolit, me golat e shënuar nga: Sanabria dhe Vlasic./Indeksonline/