Fytyra kriminale e një shteti terrorist apo luajtja mendsh e Vuçiqit!

Shkruan: Sylë Ukshini
Kaherë është ditur se vucic po ndjek gjurmët e pararendësit të tij milosevic. Meqë pardje doli krejt lakurq, ai dhe lista serbe vendosën të nderojnë hapur terroristët e vrarë. Madje vucic vrapoi me zel ta takonte edhe ambasadorin rus.
Tani lindi një varg pyetjesh:
Cili është kuptimi i pranisë së listës serbe në
Parlamentin e Kosovës, kur ajo del hapur përkrah terroristëbe që duan rrënimin e shtetit të Kosovës.
A u konfirmua përfundimisht se fjala nuk ishte për Asoacioni, por për defunksionalizimin dhe rrënimin e shtetit të Kosovës?
A vdiç plani franko-gjerman ende pa filluar jetën e tij?
Çfarë kuptimi ka vucic dhe sheshli në Beograd, ndërsa drejtuesit e lufzës çlirimtare në Gjykatën Speciale. Kjo asimetri është tepër fyese, jo vetëm për ata, por për të gjithë vikzimat shqiptare të bëra nga shteti serb që nga tetori i vitit 1912 e deei më sot!
A ishte takimi i vucicit me ambasadorin rus mesazh se nëse më kërcënoni, atëherë unë bëjë dashuri në shtratin rus?
Kjo është fytyra e vërtetë e vucicit dhe e serbisë. Këzë duhet ta kuptojnë të gjithë: nga Tirana e deri në Washington!
Askush më saktë dhe më mirë nuk e ka thënë se sa presidenti amerikan Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919“ Ata (serbët) janë një pooull turbullues, dhe nuk duhet të kenë një flotë që të luajnë mendsh dhe të bëhen komb i harbur”.