Klubet pas Vida-s/ Presidenti i Besiktasit: Po do ta shesim…
Një nga mbrojtësit më të mirë të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, Doagoj Vida mund të largohet nga Besiktasi.
Ylli i Kombëtares së Kroacisë, bëri paraqitje fenomenale në Kupën e Botës, duke rënë në sytë e gjigantëve europian, shkruan IndeksOnline.
Ai po kërkohet nga shumë klube, përfshi; Liverpoolin, Evertonin, Sevillan, Atletico Madridin dhe Leicester Cityn.
Presidenti i Besiktasit, Fikret Orman tha për gazetën “Fanatik”, se është në gjendje gatishmërie ta shes lojtarin kroat, por vetëm me një vlerë astronomike.
Vida u trasnferua në Turqi nga Dynamo Kyiv më 3 janar të vitit 2018. Ai firmosi kontratë deri më 2022./IndeksOnline/