11:34 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / Gj. Sh

Galatasaray i shkruan letër nënës së Zaniolos: “Faleminderit që keni rritur një djalë kaq të edukuar“

Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtetin turk. Galatasaray është në krye të renditjes së klasifikimit në kampionatin vendas teksa udhëheq me 5 pikë kundrejt rivalëve të përjetshëm të Fenerbahçe.

Klubi verdhekuq solli në Stamboll shumë emra interesantë si: Icardi,Torreira,Mertens, Sergio Oliviera apo edhe Zaniolo. Ky i fundit zbarkoi në Turqi në merkaton e dimrit. Italiani kaloi nga Roma te Galatasaray për shifrën e 30 mln eurove.

Falë paraqitjeve të mira por edhe sjelljes së mirë, që italiani ka shfaqur në Stamboll, kanë rënë në sy letra e Zv.presidentit të klubit, Erden Timur, drejtuar familjes së 23 -vjeçarit.

“Faleminderit që keni rritur që keni rritur e edukuar një njeri si Nicolo.”-mbyll letrën drejtuesi i klubit.

Një falënderim përmes rrjeteve sociale erdhi dhe nga nëna e futbollistit.

“Ju falënderoj personalisht dhe klubit të Galatasaray, që ka kuptuar se cili është djali im. Roli i prindit është i vështirë, por ju si klub na e keni bërë punën tonë akoma e më të lehtë”, shtoi nëna e Nicolo Zaniolo.

Këto fjalë të nënës së lojtarit shprehin qartë arsyet e largimit të Zaniolos nga kryeqyteti i përjetshëm, të cilat ishin mosmarrëveshjet me klubin dhe protestat e mesazhet negative nga ana e tifozëve të Romës.